LAJMI I FUNDIT:

LB: Muri ndarës në veri, rezultat i politikës pa vizion

LB: Muri ndarës në veri, rezultat i politikës pa vizion

Lëvizja për Bashkim ka reaguar në lidhje me punimet që po bëhen tek ura e Ibrit në Mitrovicë ku para disa ditësh ka filluar ndërtimi i murit.

Sipas LB-së Qeveria e Kosovës përpiqet ta zbusë këtë ngjarje duke insistuar se punimet atje janë duke u zhvilluar sipas marrëveshjes së arritur në shkurt të vitit të kaluar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.


“Vet fakti që është dashur të arrihet një marrëveshje politike për këtë mur e për këtë shëtitore tregon që kemi të bëjmë me një projekt kryekëput politik”, thuhet në reagimin e LB-së.

Lëvizja për Bashkim konsideron se tërë kjo situatë është pasojë e mungesës së vizionit të forcave politike në vend lidhur me zgjidhjen e problemit shqiptaro-serb; është pasojë e shtrimit jo të drejtë për zgjidhje të këtij problemi. Duke u marrë vetëm me çështjen e serbëve në Kosovë, por jo edhe të shqiptarëve në Kosovën Lindore, Kosova nuk mund të priste rezultate më të mira.

“Ne insistojmë që platforma jonë për bisedime, e vitit 2010, është baza e vetme e qëndrueshme për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës e Serbisë. Për aq kohë sa kjo injorohet, problemi do të vazhdojë të thellohet dhe zgjidhja e drejtë të bëhet më e paarritshme”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për Bashkim.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori