Te Lazio ndihen të tradhtuar nga sjellja e David Silvas, pasi ai madje as që u ka treguar se po nënshkruante me Real Sociedadin.

Biancocelestët kishin arritur marrëveshje me mesfushorin spanjoll në javën e kaluar për një kontratë trevjeçare me përfitime prej katër milionë eurosh në sezon plus bonuset.


Atij i ishte siguruar edhe shofer personal dhe aeroplan privat për udhëtime, ndërsa pritje që t’u nënshtrohej ekzaminimeve mjekësore në Romë para se të nënshkruante me klubin italian.

DavidSilva 1 (Foto: Shaun Botterill/Getty Images)

Megjithatë, në ditët e fundit, Silva nuk iu ishte përgjigjur telefonatave të drejtorëve të Lazios. Sipas Sky Sport Italia, ai as që u kishte treguar atyre se po shkonte te një klub tjetër.

Italianët mësuan për transferimin, pasi njoftimit zyrtar të klubit spanjoll, për këtë arsye janë të hidhëruar, meqenëse i kishin dhënë kohë të përshëndetej me Manchester Cityn dhe e konsideronin transferimin punë të kryer. /Telegrafi/

telegrafi sport app