LAJMI I FUNDIT:

Lavrov: Lufta e Tretë Botërore do të ishte bërthamore

Lavrov: Lufta e Tretë Botërore do të ishte bërthamore

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është paraqitur në një konferencë shtypi në Moskë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se alternativa e vetme ndaj sanksioneve është një luftë e tretë botërore – dhe Lavrov vazhdon duke thënë se një luftë e tretë botërore mund të jetë vetëm “luftë bërthamore”.

Siç pretendon ai, kjo është vetëm në kokat e politikanëve perëndimorë – dhe nuk është në kokat e popullit rus.


“Nëse bëhet një luftë e vërtetë kundër nesh, atëherë ata që bëjnë plane të tilla duhet të mendojnë për këtë [dhe] për mendimin tim plane të tilla po bëhen”, citohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë, siç shkruan Al Jazeera, ministri i Jashtëm i Rusisë ka thënë se sulmi i Moskës ndaj Ukrainës synon, ndër të tjera, të sigurojë që fqinji i saj të mos bashkohet me aleancën ushtarake transatlantike të NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Lavrov i tha televizionit shtetëror rus se forcat e vendit po sulmonin objektiva ushtarake.

Ai shtoi se fuqitë perëndimore ishin të vetëdijshme për shqetësimet e Moskës dhe tha se do të duhej t’i adresonin ato në një moment, përpara se t’i referohej sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj si një “taksë mbi pavarësinë”. /Telegrafi/