LAJMI I FUNDIT:

Lautaro Martinez ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos dhe Batistutës me golat ndaj Lecces

Lautaro Martinez ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos dhe Batistutës me golat ndaj Lecces

Lautaro Martinez është bërë sulmuesi i pestë i cili ka qenë në gjendje të shënojë më shumë se 20 gola në tri sezone radhazi të Serie A në 65 vitet e fundit, duke iu bashkuar Gabriel Batistutës, Antonio Di Natales, Edinson Cavanit dhe Cristiano Ronaldos.

‘El Toro’ është momentalisht golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit italian me 22 gola në 23 ndeshje, dhe dopieta e tij ndaj Lecces i ndihmoi ‘Nerazzurrët’ që të sigurojnë një fitore me rezultat të thellë 4-0 në ‘Stadio Via Del Mare’ të dielën.

Lautaro nuk ka arritur vetëm shifrën e 101 golave në kampionatin italian, por gjithashtu është bërë sulmuesi i pestë në 65 vitet e fundit i cili shënon më shumë se 20 gola në tri sezone radhazi të Serie A.


Ashtu siç u raportua nga Opta në platformën X (ish-Twitter), vetëm Di Natale, Cavani dhe Cristiano Ronaldo e kanë arritur këtë rekord.

Di Natale e bëri në katër sezone radhazi tek Udinese, nga 2009/2010 deri në 2012/2913.

Lautaro ka shënuar më shumë se 21 gola në një edicion të vetëm të Serie A për herë të parë në karrierë, pasi ai kishte arritur shifrën e 21 golave në dy sezone, 2021/2022 dhe 2022/2023./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori