LAJMI I FUNDIT:

Latifi: Idetë për ndryshim të kufijve janë spekulime

Latifi: Idetë për ndryshim të kufijve janë spekulime

Kandidati për deputetw nga PDK-ja, Blerim Latifi ka thënë se deri më sot nuk ka asnjë dokument me anë të cilit shihet se ka ide për ndryshim të kufijve.

Latifi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini duke dabatuar për idenë e ndryshimit të kufijve tha se të gjitha ato që janë folur vitin e kaluar dhe këtë vit në lidhje me ndryshimin e kufijve janë spekulime.

Sipas tij, PDK dhe lideri i saj Kadri Veseli ka insistuar vazhdimisht që për këtë çështje Kosova të flas me një zë në bazë të arsyes shtetërore.

Latifi tha se me kufij nuk duhet të bëhet hajgare dhe se Kushtetuta i definon kufijtë e Kosovës dhe se në asnjë moment nuk guxon të dal nga këto parime.

“Shtetet serioze nuk flasin me spekulime, por me dokumente”, ka thënë Latifi.

Sipas tij, përderisa nuk ka një ide zyrtare mbi tavolinë nuk duhet të lejohet që të tallen me këtë çështje që Latifi e quan serioze./Telegrafi/