Latifi Azizi: Në afat prej dy javëve pritet gjysma e pacientëve që po trajtohen në vendet e huaja, të kthehen në vend

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi në konferencë për shtyp informnoi se sipas të dhënave të fundit, sot nga spitalet do të lëshohen 16 pacientë, të cilët janë trajtuar në vend dhe mjekimin do ta vazhdojnë në kushte shtëpiake. Ajo potencoi se në afat prej dy javëve, pritet gjysma e pacientëve, të cilët mjekohen në vendet e huaja, të kthehen në vendin tonë, për të cilët, siç tha, i ndërmarrin të gjitha hapat e domosdoshme për vazhdimin e mjekimit të tyre adekuat.
Zëdhënësja qeveritare informoi se për momentin, në vendet e huaja trajtohen 116 pacientë.
Pritet këtë javë tetë prej tyre të kthehen dhe të vazhdojnë mjekimin në vend.
“Ndërkohë, gjendja e disa pacientëve edhe më tej mbetet e rëndë. Katër prej tyre jashtë vendit janë në gjendje kritike, por ne po bëjmë gjithçka për të siguruar trajtimin e nevojshëm dhe shpresojmë në përmirësimin e tyre. Përveç kujdesit spitalor, si pjesë e kujdesit afatgjatë, siguruam një ekip kirurgësh, që do të qëndrojnë në Koçan për të mbështetur pacientët që trajtohen në shtëpi, duke shmangur udhëtimet e tyre të mundimshme në klinika. Po ashtu, spitali i Shtipit ka katër kirurgë, të cilët do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për të ofruar mbështetje për pacientët”, tha ajo.
Latifi Azizi theksoi se institucionet shëndetësore janë maksimalisht të përkushtuara për të ofruar trajtim cilësor dhe rehabilitim të plotë për të gjithë pacientët.
Zëdhënësja qeveritare theksoi se hetimet për këtë ngjarje të rëndë po vazhdojnë me përkushtim të plotë dhe në bashkëpunim mes institucioneve përgjegjëse.
“Qeveria mbetet e përkushtuar për të zbardhur të vërtetën dhe për të siguruar që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, tha zëdhënësja Latifi Azizi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti letër Abdixhikut e Krasniqit, i fton në takim për konstituimin e Kuvendit

Konjufca ia kërkoi votën për Qeverinë, Geci publikon bisedën: Kurti ta fshijë postimin e të kërkojë falje dhe hajde flasim me vëllezër

Ambasada Amerikane flet për bllokadën institucionale të Kuvendit

11 vjet burgim dhe 8 mijë euro gjobë ndaj dy ish-hetuesve të akuzuar për korrupsion

Dëmtimi i veturës, Hajdari: Konsideroj se lidhet me punën time në QKUK, nuk kam asnjë problem personal

A është ndër zyrtarët më të pasur në vend - kjo është pasuria e Emanuel Bajrës, kryetar i Bordit të Trustit Pensional të Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Konjufca ia kërkoi votën për Qeverinë, Geci publikon bisedën: Kurti ta fshijë postimin e të kërkojë falje dhe hajde flasim me vëllezër

Heshtja merr fund, vjen reagimi i Vesa Lumës pas spekulimeve për ndarjen nga Big Basta

Putin refuzon kompromisin, kërkon territore shtesë

Bajqinovci: Brenda 10 ditësh do të konstituohet Kuvendi

Notat e lojtarëve, Arsenal 0-1 PSG: Marquinhos top, Martinelli dobët

'Eurovision 2025' ndalon flamujt e komunitetit LGBTQ+ në skenë – lejohet vetëm flamuri zyrtar i shtetit përfaqësues