LAJMI I FUNDIT:

Larja me ujë të ngrohtë për zemër të fortë

Larja me ujë të ngrohtë për zemër të fortë
(Foto: Stocksi)

Të bërit dush është një veprim i përditshëm shumë i rëndësishëm për higjienën, por jo vetëm. Ky ritual anti-stres i bën shumë mirë zemrës, thonë ekspertët.

Një studim i publikuar në revistën mjekësore Heart, shpjegoi se të bërit banjë në një vaskë me ujë të ngrohtë ndikon në uljen e rrezikut të vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës dhe iskemia me të paktën 28 për qind.


Sipas studiuesve, sa më shpesh të bëhet një ritual i tillë, aq më i lartë do të jetë ndikimi në shëndetin kardiovaskular, transmeton AgroWeb.

Një zakon që është i keq për shëndetin: Pse nuk është mirë të bëni dush para gjumit?
Lexo po ashtu Një zakon që është i keq për shëndetin: Pse nuk është mirë të bëni dush para gjumit?

Gjëja e parë që ndodh në organizëm pas kryerjes së rregullt të këtij rituali është ulja e rrezikut të shfaqjes së hipertensionit.

Të bërit banjë në vaskë, besohet të përmirësojë edhe cilësinë e gjumit dhe kohëzgjatjen e shëndetshme të tij. Ekspertët thonë se banja apo dushi i ngrohtë duhet bërë një deri në dy orë përpara gjumit.

Uji i ngrohtë ka efekt qetësues për trupin dhe trurin. Ai na qetëson, por edhe ul temperaturën e trupit dhe e bën gati atë për ardhjen e gjumit.

(Foto: Time)

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori