LAJMI I FUNDIT:

Larja e detajuar e një Aston Martin, para se të mbështillet me shtresa najloni

Larja e detajuar e një Aston Martin, para se të mbështillet me shtresa najloni

Ky Aston Martin Vulcan është një prej 24 njësive, që janë prodhuar ndonjëherë

Të pasurit e një Aston Martin Vulcan, që është një prej 24 njësive që janë prodhuar ndonjëherë si dhe të modifikuar për dëshira të caktuara, përfshirë edhe çmimin prej dy milionë eurove, kërkohet që edhe të jenë siguruar në atë mënyrë që të mos e ketë asnjë gërvishtje, transmeton Telegrafi.


Në mënyrë që vetura të mos ketë asnjë mbeturinë, apo pjesë të zhytur, Topaz Detailing me bazë në Britani të Madhe, kujdeset që të bëjë larjen e detajuar, para se ta mbështjellë me shtresa najloni, për ta siguruar të mos dëmtohet.

Sikur një Ferrari LaFerrari që është parë pak më herët, e njëjta procedurë është aplikuar edhe mbi këtë Aston Martin, që është pastruar me likuide dhe brusha speciale që nuk e dëmtojnë gjatë pastrimit.

Mbështjellja me najlon bëhet me shumë kujdes, në mënyrë që asnjë pjesë e këtij Aston Martin Vulcan të mos mbetet hapur, derisa garantohet siguri deri në pesë vjet, se mbetet në gjendje të mirë. /Telegrafi/