Larissa Riquelme, s'i reziston bananes ! (Foto)

Aradhës së personazheve sportivë dhe jo vetëm, të cilët pozuan duke ngrënë banane në mbështetje anti-racizmit për Dani Alves, mbrojtësit të Barcelonës, i është bashkuar edhe Larissa Riquelme.
Ja që kur formohet binomi femër-banane, natyrisht që del si rezultat një pozë "hot", duke shkuar përtej çdo fantazie...erotike.
Paraguajania bukuroshe u bë e famshme sidomos për dekoltenë e saj gjatë Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, ku ra në sy edhe për tifozllëkun e zjarrtë me të cilin mbështeste përfaqësuesen e vendit të saj.
Mirëpo si për t'u rikthyer në "kohërat e arta" e duke provokuar jo pak, Larisa është rishfaqur duke pozuar, teksa konsumon një banane, ashtu siç bëri të dielën mbrojtësi Dani Alvesh, pasi një tifoz i Vilarealit i kishte lëshuar frutin tropikal nga shkallët e stadiumit. /Telegrafi/




























































