LAJMI I FUNDIT:

Largoni bakteret dhe aromat e pakëndshme: Si të pastroni siç duhet enët prej druri

Largoni bakteret dhe aromat e pakëndshme: Si të pastroni siç duhet enët prej druri

Mirëmbajtja dhe pastrimi i enëve prej druri ndryshon deri diku nga larja e enëve metalike dhe qeramike

Përveçse e bëjnë më të vështirë heqjen e njollave, enët prej druri thithin aromat e ushqimit, gjë që nuk ndodh me materialet e tjera.


Enët prej druri dëmtohen dhe konsumohen më lehtë, kështu që jetëgjatësia e tyre është më e shkurtër, transmeton Telegrafi.

Prerjet e vogla mbi to bëhen një hapësirë ideale për zhvillimin e baktereve dhe mikrobeve të tjera të dëmshme. Kjo është arsyeja pse është veçanërisht e rëndësishme të kujdeseni siç duhet për to.

Kur t’i pastroni mirë, do të jenë plotësisht të sigurta për përdorimin e radhës dhe do të zgjasin më shumë.

1. Lajini me dorë, me shkumë sapuni

Enët prej druri nuk duhet të lahen në makinë larëse enësh, por me dorë. Nëse lahen në makinë, druri thith ujin e tepërt dhe fryhet.

Është e nevojshme të përdorni shkumë sapuni, dhe të mos i vendosni menjëherë në sirtar, në mënyrë që të thahet më mirë.

2. Largoni shtresat e yndyrës me uthull

Për të hequr yndyrën e tepërt të grumbulluar në enët prej druri, lani me ujë dhe uthull në përmasa të barabarta.

Lërini enët brenda natës dhe shpëlajini në mëngjes.

3. Largoni aromat me sodë buke

Gjatë përdorimit afatgjatë, enët prej druri thithin aromat. Nëse dëshironi t’i hiqni, bëni një pastë sodë buke dhe ujë.

Fërkoni enët, lërini të qëndrojnë dhe shpëlajini me ujë dhe detergjent.

Përveç kësaj, enët prej druri mund të fërkohen me gjysmë limoni dhe të shpëlahen me sapun dhe ujë.

4. Dezinfektojeni me hidrogjen

Nëse jeni të shqetësuar për depozitimin e baktereve në enët, zhyteni periodikisht në hidrogjen dhe sigurohuni që ta shpëlani pas një kohe.

5. Herë pas here e lyejmë me vaj

Veshja e enëve prej druri është e pashmangshme. Përveç kësaj, enët prej druri thahen, kështu që ato bëhen të brishta.

Kur kjo të ndodhë, qëroni pjesën e dëmtuar dhe lyeni enët me vaj liri ose arre, të cilat do ta mbrojnë atë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle
Kalo në kategori