Në Mitrovicën e Veriut është hequr tabela “Kosovska Mitrovica” me mbishkrim cirilik.

Në Mitrovicën e Veriut është hequr tabela “Kosovska Mitrovica” me mbishkrim cirilik.


Në vend të saj, autoritetet komunale kanë marrë vendim që të vendoset tabela me emërtimin shqip të Mitrovicës.

Për KosovaPress këtë e ka konfirmuar shefi i kabinetit të kryetarit Erden Atiqi, Visar Syla.

Ai ka theksuar po ashtu se përveç tabelës do të vendoset edhe logoja e komunës. /KP/