Këngëtari i famshëm i muzikës pop, Michael Jackson, është krye-temë e mediave ndërkombëtare kohëve të fundit.

Akuzat lidhur me abuzimet seksuale duket se po nxjerrin në pah histori të shumë viteve më parë, të cilat kanë lënë gojëhapur opinionin.


m3 1 Michael Jackson (Foto: Vinnie Zuffante/Hulton Archive/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, edhe "Transport for London" ka tërhequr reklamat nga autobusët, në të cilat deri më tani mbrohej pafajësia e mbretit të popit.

Këto reklama shfaqnin sloganin: “Faktet nuk gënjejnë. Njerëzit po".

m1 1

“Ne rishikuam qëndrimin tonë dhe do i heqim reklamat”, kanë thënë në një deklaratë për BBC Radio 1 Newsbeat, "Trnsport for London".

Ndërkohë, Survivors Trust ishin ata që bënë thirrje për bojkotimin e këtyre reklamave, pasi sipas tyre ato dekurajonin viktimat e dhunës seksuale që të denonconin rastet. /Telegrafi/

m2 1