Ndërsa ka përfunduar 2023, aktorja Egzona Salihu, është rikthyer pas për të reflektuar mbi atë që ishte viti i saj i mbushur me sfida e njëherësh edhe me shumë suksese.
Largimi nga Teatri i Preshevës si e vetmja aktore shqiptare shkaktoi një rrëmujë të madhe në media e rrjete sociale, duke sjellë kështu përplasje mendimesh e polemika të shumta.
Megjithëse kjo situatë ishte e vështirë dhe shpesh herë stresuese për të, një gjë që e shtyu të vazhdoj përpara ka qenë: mbështetja e palëkundur që mori nga kolegët dhe nga një komunitet që zgjodhi të mbështeste artin dhe të vërtetën.

Në intervistën për Telegrafin, ajo zbuloi edhe planet për vitin e ri si dhe shumë të pathëna tjera.
Intervista e plotë:
Telegrafi: Ke qenë një emër shumë i komentuar në rrjetet sociale, si e përkufizon vitin që lamë pas?
Egzona Salihu: Vitin që po e lëmë pas mund të them se ishte një vit sfidues, por edhe i frytshëm për mua si aktore. Është e vërtetë që isha e komentuar në media dhe rrjete sociale, për një arsye që tashmë dihet – përjashtimi nga puna në teatrin ku kam ëndërruar të ndërtoj karrierën time dhe t’i jap më të mirën publikut tim dhe vendasve të mi. Megjithatë, përkundër këtyre ngjarjeve, më e rëndësishmja është se kjo aspak nuk më zbeh motivin që të punoj, ndoshta edhe më fort, në mënyrë që të tregoj edhe karakterin e një gruaje të fortë. Si përfundim, këtë vit po e mbyll me shumë suksese, me shumë projekte të realizuara, me pjesëmarrje në festivale, si dhe me çmimin ‘Aktorja më e mirë’.
Telegrafi: Egzona Salihu, një aktore që u përfol jashtëzakonisht shumë pas largimit nga Teatri i Preshevës dhe akuzat që ke shfaqur në rrjete sociale, si u prit ky reagim i juaji?
Egzona Salihu: Është vërtetë që largimi im nga puna është përfolur jashtëzakonisht shumë dhe ka bërë shumë zhurmë në media. Natyrisht, kam marrë si një formë mbështetjeje këtë gjë, edhe pse ishte një situatë e vështirë dhe stresuese. Por, mbështetja e kolegëve dhe e medias më ka ndihmuar shumë. Për këtë arsye, u jam shumë mirënjohëse të gjithë atyre që më kanë mbështetur në një formë apo tjetër, dhe u them ‘Faleminderit’ nga zemra, duke qenë gjithmonë mirënjohëse.

Telegrafi: More mbështetje të madhe nga e gjithë ajo bujë që u shkaktua, mendon se të ndikoi për të mirë?
Egzona Salihu: Patjetër që po, sepse e ceka edhe më lart, mbi të gjitha mbështetja morale ka rëndësi. Mendoj se në këto raste mund të kuptosh se sa është vlera apo pesha jote kundrejt të tjerëve.
Telegrafi: Cilat janë disa nga momentet që do t’i ndash nga viti i kaluar?
Egzona Salihu: Që nga viti i kaluar kam pasur fatin të ndaj momentet e veçanta të festivaleve, të cilat për ne aktorët janë shumë të rëndësishme. Pjesëmarrja, e aq më tepër kur juria të vlerëson me çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin Mitrovica Fest në Mitrovicë, është diçka e veçantë. Atje mora pjesë me Teatrin e Kumanovës në shfaqjen “Fluturimi mbi teatrin shqiptar”.
Gjithashtu, në shfaqjen e monodramës “Grua Gur”, pata rastin të përcjell një mesazh shumë domethënës tek gratë dhe mora shumë përkrahje dhe vlerësime. Sepse, për ne aktorët, duartrokitjet janë ndoshta përgjigjja më e sinqertë. Kjo gjë mua nuk më ka munguar asnjëherë.

Telegrafi: Përveç kësaj pjese, çfarë ke mësuar nga viti 2023? Çfarë ishte më e rëndësishme për ty?
Egzona Salihu: Që nga viti 2023, kam mësuar edhe më shumë të mos dorëzohem kurrë në arritjen e qëllimeve dhe ëndrrave të mia, sidomos në besimin se “Çdo e mirë ka një të keq dhe çdo e keq ka një të mirë”. Këto përvoja më kanë bërë edhe më të fortë sesa isha më parë.
Telegrafi: Të kanë kontaktuar pas largimit nga Teatri i Preshevës, ke pasur ndonjë kontakt me ta? Si qëndron e vërteta?
Egzona Salihu: Nga Teatri i Preshevës nuk më kanë kontaktuar. E vërteta qëndron që shumë shpejt do të fillojnë seancat gjyqësore, dhe unë shpresoj që drejtësia të triumfojë.

Telegrafi: Me çfarë projekte të tjera je marrë, kë veçon më shumë?
Egzona Salihu: Këtë vit kam pasur tre premiera dhe një projekt në Gjilan, i cili ka qenë “Edukim në Teatër”, program që është bërë me fëmijët e shkollave fillore në Komunën e Gjilanit, një përvojë shumë e mirë puna me fëmijë. Gjithashtu, në fund të vitit kam realizuar për herë të parë një stand-up komedi në festivalin e Stand-Up Komedisë në Gjilan. Ndërkohë, kam pasur edhe pjesëmarrje në projekte të tjera me karakter artistik.

Telegrafi: Cilat janë planet e juaja dhe çfarë konkretisht presim në këtë Vit të Ri?
Egzona Salihu: Planet e mia për vitin e ardhshëm janë të realizoj disa projekte, të cilat janë planifikuar të zbatohen në vitin 2024, dhe gjithashtu një projekt i cili është mbështetur nga Ministria e Kulturës në Kosovë. Ky projekt do të realizohet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Besoj se edhe ky vit nuk do të jetë pa angazhime, dhe kjo patjetër do të shihet në të ardhmen.
Telegrafi: Sa është e vështirë të jesh aktore në trojet shqiptare?
Egzona Salihu: Nuk mund të them se është e vështirë, por as nuk është e lehtë kur kemi të bëjmë me një popull që ka paragjykime. Megjithatë, kjo nuk duhet të jetë një pengesë që të na ndalë, dhe pikërisht kjo është këshilla që do t’ua jepja të tjerëve, sidomos vajzave të reja që dëshirojnë të merren me këtë profesion: të ndjekin ëndrrën e tyre. Sepse këto vështirësi dhe sfida gjithmonë të bëjnë më të fortë drejt realizimit të qëllimeve!
Telegrafi: Dhe në fund një mesazh që do e përcillje për 2024 për të gjithë lexuesit e portalit Telegrafi?
Egzona Salihu: Uroj që viti 2024 të jetë sa më i mirë për të gjithë, fillimisht paqe dhe shëndet e më pas pse jo edhe dashuri…Faleminderit shumë juve për hapësirën mediale, kënaqësi për mua. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës