Ditë e pafat për anijen e “fatit”. Nga sot mbyllet anija në lumin Vardar sepse ka filluar çmontimi i saj. Ndërmarrja publike “Rrugë dhe Rrugica” me javë të tëra do ta çmontojë anijen, ndërsa sot u hoq inventari i saj.. Kryetari i Shkupit Shilegov thotë se anija është hequr nga shtrati i lumit pas përfundimit të kontratës.
“Nuk bëhet fjalë për diçka se ka ndalim gjyqësor nga njëra anë, nga ana tjetër nga momenti kur e kemi zgjidhur kontratën, e kemi zgjidhur atë për shkak të tre qirave të papaguara, pas përfundimit të kontratës qiratë janë paguar dhe fondet iu kthyen. Në aspektin juridik, kjo pagesë nuk ndikon në zgjidhjen e kontratës, pas përfundimit të kontratës thjesht nuk ka efekt”, tha Petre Shilegov.
Kompania që e posedon anijen thotë se anija në fjalë po demontohet në mënyrë të paligjshme.
“Ky është investim privat 100 përqind nga një qytetar-investitor Bullgar. Janë investuar 1.2 milion euro. Leja për instalimin e pajisjeve urbane nuk është anuluar ende, që do të thotë se akti juridik mbi të cilin është vendosur kjo anije, ende ekziston dhe është në fuqi. Nuk ka asnjë akt ligjor që revokon lejen për instalimin e pajisjeve urbane”, pohoi Zharko Milenkovski, menaxher i kompanisë “Servis Emus”.
Anija do të vendoset në depon e Qytetit të Shkupit, nga ku pronari do të mund ta merr atë. Nga kompania thonë se e kanë informuar Ambasadën Bullgare dhe BE-në për rastin në fjalë. Fat i ngjashëm e pret edhe anijen afër MEPSO-s, për të cilin priten procedurat gjyqësore. Në Lumin Vardar do të mbetet vetëm anija afër QTQ-së, sepse kompania deri më tani nuk e ka shkelur kontratën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për “shpërdorim të pasurisë së huaj”
MASH kërkon të kompensohen ditët e humbura të mësimit për shkak të zgjedhjeve, SASHK kundërshton
Dyshohet për dhunë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi