Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë të tmerrshme financiare.

Falë kësaj krize që e ka kapluar gjigantin katalunas, ndodhi edhe largimi i Lionel Messit pasi nuk mund ta regjistronin në La Liga.


Se klubi është në një gjendje të tmerrshme financiare, këtë e ka konfirmuar presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

I pari i katalunasve ka bërë të ditur se borxhi aktual i katalunasve e kalon shifrën e një miliardë eurove.

b6a8a3d7 9499 4706 9da7 f67218b97146 alta libre aspect ratio default 0

“Fundi i vitit financiar 2020/21 do të sjellë borxhe prej 481 milionë euro për Barcelonën", tha fillimisht Laporta.

"Për këtë është bërë auditimi nga Ernst & Young dhe i është paraqitur ligës. Ndikimi i pandemisë është 91 milionë euro për Barcelonën", deklaroi Laporta.

“Sa i përket pagave të klubit, kjo faturë paraqet 103 për qind të hyrave (617 milionë euro), pra 25-30 për qind më tepër se kundërshtarët tanë. Vlera e klubit është minus 451 milionë euro".

image 6

"Është shumë delitake. Është e nevojshme të dalim me një plan strategjik për tu përkujdesur që kemi një biznes funksional dhe të kemi besimin e kreditorëve tanë. Borxhi i klubit është 1.35 miliardë euro”, ka deklaruar i pari i klubit katalunas. /Telegrafi/

telegrafi sport app