LAJMI I FUNDIT:

Laporta: Messi dëshiron të qëndrojë te Barcelona, por problemi i rinovimit qëndron te Fair Play Financiar

Laporta: Messi dëshiron të qëndrojë te Barcelona, por problemi i rinovimit qëndron te Fair Play Financiar

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se Lionel Messi dëshiron të qëndrojë në klub dhe janë vetëm rregulloret financiare që i pengojnë ata të konfirmojnë një kontratë të re me yllin argjentinas.

Ylli i Argjentinës mund të largohet nga Camp Nou në fund të muajit kur skadon marrëveshja e tij, dhe klubi janë përpjekur ta angazhojnë atë për një zgjatje kontrate.

Messi donte të largohej vitin e kaluar dhe u përpoq të ushtronte një klauzolë lirimi në kontratën e tij, por vendosi të qëndrojë sepse ai nuk dëshironte një betejë ligjore me Barcelonën.


Laporta ka thënë se 33-vjeçari është bindur të qëndrojë në Barça dhe ata duan të përfundojnë një marrëveshje “sa më shpejt që është e mundur”.

Oferta e Barcelonës për rinovim kontrate ende nuk i është dërguar Messit
Lexo po ashtu Oferta e Barcelonës për rinovim kontrate ende nuk i është dërguar Messit

“Këpucët e Leo Messit do të vazhdojnë në fushën e Camp Nou. Ai dëshiron të qëndrojë. Nuk është e lehtë. Ne do të bëjmë atë që mundemi”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Nuk ka nevojë ta josh atë, ai është i vendosur nëse ka një sërë rrethanash për të qëndruar”.

“Ai është mirë, por nuk ka nënshkruar ende. Kun Aguero i thotë çdo ditë: Nënshkruaj, ne do të luajmë së bashku”.

“Në aspektin ekonomik, ai e ka bërë atë shumë të lehtë, por fair play-i financiar është një fushë tjetër beteje. Ne duhet të ndjekim rregullat, do t’i ndjekim ato”.

“Do të ketë më shumë shitje dhe huazime. Pa paguar një tarifë transferimi. Ne do të bëjmë shumë huazime, sepse kemi një listë pagash shumë të lartë në krahasim me klubet e tjera”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori