LAJMI I FUNDIT:

Laporta: Gavi do të qëndrojë te Barcelona – Dembeles i kemi bërë ofertë, por ende nuk ka kthyer përgjigje

Laporta: Gavi do të qëndrojë te Barcelona – Dembeles i kemi bërë ofertë, por ende nuk ka kthyer përgjigje

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se klubi është afër arritjes së një marrëveshjeje të re për yllin e ri Gavi, ndërsa Osumane Dembele ka një ofertë në tavolinë për të qëndruar.

Mesfushori ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratë e tij aktuale dhe Blaugranat janë të etur për të siguruar të ardhmen e tij në Camp Nou.

Duke folur me gazetarët në një event, Laporta ishte i bindur se e ardhmja e lojtarit është te Barcelona.


“Ne jemi optimistë sepse duam që Gavi të qëndrojë te Barcelona. Ne jemi shumë të emocionuar që ai të qëndrojë, ai është nga akademia jonë. Lojtari dhe agjenti i tij, të cilët ne e njohim, gjithashtu duan të qëndrojnë në Barcelonë”.

“Ne jemi shumë afër arritjes së një marrëveshjeje”, deklaroi Laporta.

Laporta foli gjithashtu edhe për një tjetër çështje të nxehtë në klub, për Ousmane Dembelen, i cili është lojtar i lirë, por Barcelona i ka bërë atij një ofertë për të qëndruar.

“Dembele ka një ofertë për të qëndruar, por ne nuk kemi asnjë lajm se ai e ka parë këtë ofertë. Ne nuk kemi pasur një përgjigje nga ai”, deklaroi i pari i klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori