Zyra e IFC – Grupi i Bankës Botërore në Kosovë organizon sot ceremoninë e lansimit te sistemit te sigurimeve bujqësore në Kosovë – Projekti ECA Agri-Financa.

Ceremonia e lansimit fillimisht do të hapet nga Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Kosovë Diana Zivic, dhe më pas nga donatoret e projektit per Financimin e Bujqesise, Ambasadori Gernot Pfandler, Ambasada e Austrisë në Kosovë, si dhe do vazhdoje me folesit e panelit Lulzim Ismajli, Zëvendës-Guvernator Banka Qendrore e Kosovës dhe Leah Soroka, Menaxhere e Programit IFC Projekti për Financimin e Bujqësisë në Evropë dhe Azi Qendrore.