LAJMI I FUNDIT:

Lansohet platforma kërkuese dhe krahasuese e çmimeve

Lansohet platforma kërkuese dhe krahasuese e çmimeve

Është lansuar platforma “Sakushton” e cila do të krahasoj çmimin e shportës së konsumatorit në supermarketet kryesore dhe do të bëjë kërkim për produkte në faqet që bëjnë shitje on-line ne Kosovë.

Platforma është në verzionin beta dhe është punuar nga top programerët kosovarë të cilët do të vazhdojnë ta zhvilojnë platformën që të përfshijë kërkim te një numër i madh i shtësve dhe të përfshijë sa më shumë produkte në shportë.


Platforma do të analizojë çmimet e konsumit të gjërë, derivatet, bankat dhe teknologjinë. Për këto fusha do të bëhen analiza si dhe do të përkthehen materiale nga bota për ecuritë e këtyre produkteve në tregun ndërkombtarë.

Sakushtion është një startup i dy ndërmarrëve kosovarë: Alban Dedi dhe Virtyt Gacaferri, të cilët plotësojnë njëri tjetrin me dijeninë dhe përvojen e vet. Përderisa Virtyti ka një përvojë të bollshme në gazetari dhe zhvillim biznesi Albani pronar i kompanisë Kanun është njohës i mirë i tregut të marketingut dhe zhvillimit të biznesit në këtë fushë.

Sakushton është zhvilluar nga kompania kosovare Frakton. Çelik Nimani CEO i kompanisë për platformën e tashme dhe zhvillimin e saj në të ardhmen ka thënë:

“Sakushton.com mendoj se do të jetë resursi kryesor për ata që dëshirojnë të kuptojnë çmimin e një produkti para se të vendosin se ku ta blejnë atë. Rrjedhimisht kjo nënkupton që do të rrit edhe konkurrencën mes bizneseve dhe do të sjellë më shumë benefite për konsumatorin. Në mes tjerash platforma do të ketë edhe avancime tjera në të ardhmen për të bërë më shumë analiza të të dhënave, më shumë automatizime e më shumë informata”.

Ideja ka hasur në përkrahje të donatorëve duke përfshi Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, si dhe ICK-në ku edhe janë zyret e ekipit.

“Nuk ka ndonjë kohë më të mirë për të lansuar këtë biznes se tash. Shitja on line është duke eksploduar në Kosovë dhe ne do të ofrojmë shërbimin e rritjes së konkurencës në mes të shitësve on-line. Mendojmë se kjo platformë do i ndihmoijë të gjithve përveç atyre që lëshojnë dyqane me qera pasi shumë nga shitjet do të barten nga shitoret në Internet”, ka thënë Gacaferri që është edhe drejtor ekzekutiv i platformës.

“Shitja on-line do te jetë e mirë për ambijentin, për biznesin në Kosovë dhe sidomos për konsumatorin, jo vetëm gjate pandemisë”, ka shtuar ai.

Sakushton është platformë kërkuese dhe krahasimit të çmimeve e përkushtuar te konsumatori.