Ledri Vula, Buta, Singi dhe Lumi B kanë lansuar së fundmi këngën e re.

"Walk Away" titullohet bashkëpunimi i tyre, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale.


Teksti është shkruar nga vet reperët, kurse për producimin u përkujdes Lis Berishaj.

Screenshot 13 11 Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë u realizua nga SuperCut Studio.

Katërshja e famshme kanë bërë një paraqitje të mahnitshme duke interpretuar secili në stilin e tij.

Screenshot 14 4 Foto: Screenshot/YouTube

Kjo është pjesë e albumit të Ledrit "1 Goat për ty" që u publikua më 24 maj.

Ledri në këtë album solli edhe duete të tjera me emra si: Mozzik, MC Kresha, Vig Poppa, Capital T etj. /Telegrafi/