LAJMI I FUNDIT:

Lansohet Joy from GjirafaMall!

Lansohet Joy from GjirafaMall!

Ti blen dhe Joy from GjirafaMall dhuron.

 Gjirafa, kompania më e madhe në vend për blerje online, sapo lansoi iniciativën Joy from GjirafaMall. Ajo përmban të gjitha produktet, ofertat dhe çmimet e njejta me GjirafaMall, por ka një dallim kyç – një pjesë e çmimit që paguhet nga blerësi, shkon në një nga organizatat bamirëse të zgjedhura po nga blerësi. Pra, shpjeguar thjeshtë, ti blen dhe Joy from GjirafaMall dhuron.

Me slloganin “Me ty fillon lumturia”, Joy from GjirafaMall sigurohet që në mënyrë të lehtë, të thjeshtë dhe praktike, të gjithë ata që kanë llogari në GjirafaMall, nga komoditeti i shtëpive të tyre të mund të dhurojnë sado pak buzëqeshje.

Qëllimi i platformës Joy from GjirafaMall është që t’ua mundësojë të gjitha organizatave joqeveritare bamirëse, të regjistruara me qëllime të tilla, që të përfitojnë nga donacionet e  Programit Joy from GjirafaMall. Për të qenë pjesëmarrëse në Programin Joy from GjirafaMall, organizatat bamirëse duhet kontaktuar përmes email: contact@gjirafamall.com.

Joy from GjirafaMall do të bëjë donacion një pjesë të çmimit të blerjes sa herë që konsumatorët blejnë një produkt online, por vetëm në këtë link, pra në Joy from GjirafaMall.

Andaj, në zgjedhjen mes produktit të preferuar, kohës, apo një akti mirësie në një ditë të zënë me obligime dhe punë, tani më nuk keni pse të zgjidhni. Blini produktin tuaj, zgjidhni organizatën bamirëse dhe dhuroni buzëqeshje, përmes Joy from GjirafaMall.

Artikull i sponzorizuar