LAJMI I FUNDIT:

Lansohet edhe iPhone Xr, telefoni i volitshëm nga Apple për këtë vit (FOTO)

Lansohet edhe iPhone Xr, telefoni i volitshëm nga Apple për këtë vit (FOTO)

Apple ka njoftuar një hyrje të re në gamën e re të iPhone-ëve të këtij viti, iPhone Xr.

iPhone XR, i cili u njoftua së bashku me iPhone Xs dhe iPhone Xs Max të ri, ndan shumicën e teknologjisë së telefonave më të fuqishëm, por vjen me një lloj tjetër të ekranit.


iPhone Xr vjen në tre konfigurime magazinimi: 64GB, 128GB dhe 256GB. Xr do të kushtoj 749 dollarë.

Për sa i përket harduerit, iPhone Xr vjen i instaluar me procesorin më të fundit të Apple 7nm A12, ndërsa ekrani Liquid Retina është me përmasë 6.1 inç, i cili është më i madh se ai i instaluar në iPhone Xs, megjithatë paneli është LCD dhe jo një OLED.

Kamera e iPhone Xr paketon një konfigurim me një lente të vetme – e njëjta kamerë me kënd të gjerë që është instaluar në iPhone Xs.

Jetgjatësia e baterisë, në krahasim me iPhone 8 Plus, është përmirësuar për 90 minuta. Ju mund të para-porositni telefonin më 19 tetor, dhe do të jetë në dispozicion më 26 tetor. Xr vjen në ngjyre të zezë, të bardhë, të kuqe, të verdhë, koral dhe blu./Telegrafi/