LAJMI I FUNDIT:

Lansohet Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

Lansohet Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ministria e Financave (MeF) dhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), do të lansojnë një iniciativë të re që institucionalizon Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor brenda MTI-së dhe MMPHS-së.

Që nga viti 2015, Ligji për Barazi Gjinore në Kosovë i obligon organizatat buxhetore që të zbatojnë Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ).


Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor do t’i bëjë si planifikimin ashtu edhe ekzekutimin e buxheteve të qeverisë më gjithpërfshirës, më efektiv, më efikas, më transparent, dhe më të drejtë.

BPGj-ja përfshin integrimin e perspektivës gjinore në proceset dhe dokumentet buxhetore duke analizuar ndikimin potencialisht të ndryshëm që shpenzimet e planifikuara dhe burimet e alokuara kanë tek burrat dhe gratë.

Kjo iniciativë mbështetet nga projekti i USAID-it Partneritetet për Zhvillim. /Telegrafi/