Fermerët e Republikës së Kosovës tashmë do ta kenë në dispozicion tregun e tyre online, në të cilin do ta kenë më të lehtë shitjen e prodhimeve të tyre bujqësore.
Platforma AgromarketKS është projekti më i ri digjital, i cili do të ju vijë në mbështetje fermerëve dhe funksionon si treg i gjelbër online. Kjo platformë është zhvilluar në kuadër të projektit “Zhvillimi i komunitetit për përmirësim të mirëqenies dhe ndërtim të besimit”, që mbështetet nga Agjencia për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Japonisë (JICA).
Me këtë rast, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët, konsumatorët dhe ndërmarrjet tregtare dhe agro-përpunuese që ta shfrytëzojnë këtë platformë me qellim të promovimit dhe konsumimit të prodhimeve vendore bujqësore.
“Të gjithë kultivuesit e perimeve, frutave, frutave të imta, si dhe përpunuesit e produkteve të bulmetit dhe produkteve të tjera ushqimore, kanë mundësi ta përdorin këtë platformë e ju mundëson të shesin kudo në Kosovë e jo vetëm brenda komunave ku veprojnë.
Platforma AgromarketKS do të jetë lehtësisht e përdorshme si nga shitësit, ashtu edhe blerësit. Plaforma është lansuar gjatë muajit maj 2021. Të gjithë fermerët ftohen të regjistrohen dhe të krijojnë profilin dhe produktet që ofrojnë. Në anën tjetër blerësit qofshin ata individ apo biznese po ashtu ftohen të regjistrohen për të krijuar kontaktin direkt me fermerët. AgromarketKS do të jetë funksionale 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Bujqësisë.
Tutje, në njoftim thuhet se “Projekti AgromarketKS është përkrahje shtesë për fermerët e dëmtuar nga pandemia e COVID-19”.
“Projekti implementohet nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 dhe kompania për konsulencë të biznesit Sigma BMC. Projekti ka edhe mbështetjen e përfaqësuesve të shoqatave të fermerëve, qeverisjes lokale dhe OJQ-ve nga komunat Gjakovë, Suharekë, Partesh dhe Shtërpcë, të cilët janë trajnuar gjatë tre viteve të fundit nga JICA dhe luajnë rol ndërlidhës mes fermerëve dhe projektit”, vijon njoftimi.
Mes tjerash, në njoftim thuhet se “Me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëri e platformës dhe në vazhdimësi të përkrahjes së fermerëve dhe promovimit të prodhimeve vendore, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është zotuar që ta përkrah në vazhdimësi këtë projekt pas përfundimit të përkrahjes nga JICA”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Modë apo relaks?
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën