LAJMI I FUNDIT:

I lanë emrin e rëndësishëm, aktori Nëntor Fetiu thotë se ndjehet mirë dhe krenar me këtë

I lanë emrin e rëndësishëm, aktori Nëntor Fetiu thotë se ndjehet mirë dhe krenar me këtë

Duke qëndruar stoik për pak minuta dhe duke e soditur flamurin me shqiponjën e zezë dy krenare, paksa tretet në mendime. Thotë se këtë e bëri më shumë për nder dhe lavdi të të gjithë atyre që e çliruan Shqipërinë nga kthetrat e armikut, në nëntorin e ftoftë të 1912-ës, që pas shpalljes së pavarësisë u kthye në një fillim vere me plotë emocione për shqiptarët.

Është aktori Nëntor Fetiu,  i cilin e mban me krenari këtë emër, ai thotë për Telegrafin se padyshim që emri i tij lidhet me data dhe muaj historikë dhe periudha të rëndësishme të popullit shqiptar.


“Unë jam Nëntori. Mua emrin ma ka lënë babai, Sejfedin Fetiu. Arsyeja është se babi në atë kohë para se me lind unë ai ka qenë i angazhuar në vitin 1964. Flamujt e parë kur janë ngritur në Kosovë ai ka qenë pikërisht në grupin e Gjakovës. Ky grup ka qenë grupi i të rinjve në krye me Adem Demaçin, i kanë shpërnda flamujt e parë në Kosovë. Mandej kur jam rritur e kam kuptuar që për atë arsye e kam emrin Nëntor ai më ka treguar që arsyeja ka qenë 28 Nëntori, pra Dita e Flamurit. Babi ka qenë i inspiruar prej historisë dhe prej datave historike”, tregon Nëntori, i lumtur dhe me një emocion që ia përshkon fytyrën.

E ditën historike të lindjes e kishte në qershorin e nxehtë, kurse emrin e mban Nëntor. Për këtë shakatë mes shokëve nuk kishin munguar asnjëherë, megjithëkëtë aktori Nëntor Fetiu thotë se ishte ndjerë dhe ndjehet shumë mirë për emrin e tij.

“Kur të vjen muaji nëntor të gjithë më pyesin kur e ke ditëlindjen, por unë nuk e kam ditëlindjen në nëntor. E kam në qershor. Kur më pyesin pse e ke emrin Nëntor, ju them që kam lindur në qershor”, rrëfen ai duke qeshur, për shkak të humorit të bërë me emrin e tij.

Ai flet edhe për përvojat në profesionin e tij si aktor. Thotë që regjisorët ndërkombëtarë me të cilët kishte punuar  të gjithë e dinin që emri i tij lidhej me historinë shqiptare dhe nuk ka ngurruar asnjëherë që këtë histori t’ua tregonte.

“Kam filluar të merrem më shumë me profesionin e aktorit, pas luftës. Kur e kemi bërë shfaqjen ‘Hamaleti’ ka qenë regjisori David Gothard, ai që kurrë nuk ia ka huq gjithherë më ka thirrur November edhe atij i pëlqente me më thirr kështu”, përfundon Nëntori duke e ilustruar me duar pavetëdijshëm një pjesë të karakterit të personazhit që e kishe luajtur tek shfaqja ‘Hamaleti’./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori