LAJMI I FUNDIT:

Lansohet fushata “Larg syve, afër zemrës”, për luftën kundër COVID-19

Lansohet fushata “Larg syve, afër zemrës”, për luftën kundër COVID-19

Fondacioni “Afër Zemrës” i krijuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në bashkëpunim me agjensionin NEW MOMENT NEW IDEAS, organizatat BONEVET dhe KOSOVO IDEAS, dhe me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) është lansuar sot, më 28 prill, me mesazhin ‘Larg syve, afër zemrës’ emërtim ky që e mban edhe tërë fushata.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për medie dërguar nga ky fondacion.


“Ky mesazh përcjell gjendjen aktuale, ku shumica prej nesh i kemi të dashurit larg syve, por vazhdojmë t’i mbajmë afër zemrës. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në ngritjen e fondeve për të blerë pako të testimit për Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë. Fushata synon të mobilizojë individë vullnetmirë dhe kompani private brenda Kosovës si dhe në Diasporë për të kontribuar financiarisht në arritjen e shumës së synuar prej 61,334 Euro, dhe rrjedhimisht të siguroj 2500 copë pako të testimit”, thuhet në komunikatë.

Në këtë komunikatë po ashtu thuhet se do të mbledhen fonde për të munësuar që edhe Kosova të pajiset me pako testimi, ku mjekët do të kenë mundësi që përmes këtij projekti, mjekët do të kenë mundësi të zbulojnë të infektuarit.

“Ekziston një kërkesë e menjëhershme për pako të testimit; pa të dhëna për COVID-19, mjekët tanë nuk mund të kuptojnë numrin e rasteve të konfirmuara dhe se si po përhapet pandemia – prandaj nuk mund të përgjigjen në mënyrë të duhur ndaj kërcënimit. Si përgjigje, ky projekt do të mundësojë mjekët dhe punonjësit shëndetësor të zbulojnë të infektuarit, trajtojnë pacientët dhe të shpëtojnë jetën e njerëzve që janë të kërcënuar aktualisht nga COVID-19. Mbledhja e fondeve do të bëhet përmes platformës KosovaIdeas – kosovaideas.com Për të siguruar materialet për testim në tregun e limituar të shkaktuar nga kriza e pandemisë, UNDP në Kosovë do të shfrytëzoj zinxhirin e furnizimit përmes UNDP Global, në mënyrë që këto furnizme të jenë të kualitetit të lartë, me çmim të favorshëm dhe me afat optimal të liferimit”, thuhet në komunikatë.

Ata bëjnë thirrje që të bashkohet secili në këtë fushatë, për ndalimin e përhapjes së COVID-19

“Bashkohuni edhe ju për të arritur qëllimin e fushatës drejt ndalimit të përhapjës së virusit. Ju mund të ndihmoni nga shtëpia duke kontribuar në këtë iniciativë. Mbani afër zemrës personat e dashur dhe gjithë popullin e Kosovës edhe pse në këtë kohë i kemi larg syve”, bën thirrje ky fondacion /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori