LAJMI I FUNDIT:

Land Rover në përpjekje të krijojë SUV vetëvozitës për të gjitha terrenet (Foto)

Land Rover në përpjekje të krijojë SUV vetëvozitës për të gjitha terrenet (Foto)

Project Cortex pritet të krijoi veturën e parë, që lëvizë vet nëpër terrene të vështira

Dihej që një kompani automobilistike do ta niste këtë segment, por nuk dihej se cila do ishte e para, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi britanik Land Rover, ka konfirmuar se është duke punuara algoritmin e aftë që makina të vozitet plotësisht në mënyrë autonome edhe në terrene të vështira.

I ashtuquajturi Project One, do të integrohet në makinat SUV, për të mundësuar vetëvozitjen pavarësisht kushteve klimatike, rrugës me baltë, borë, akull apo edhe në mjegull.

Për ta bërë këtë të mundshme, Land Rover është duke punuar teknikën “5D” që kombinon akustikën, pamjen, radarët, dritat detektuese, ndjesinë në distancë (LiDAR) si dhe të dhënat në kohë reale.

Pa dyshim, kjo është një sfidë e inxhinierisë, pasi duhet të zhvillohen algoritmet dhe sensorët, për të vazhduar me testet fizike, derisa gjithçka të jetë në rregull. Në zhvillimin e Project Cortes, po ndihmon edhe Birmingham University, në mënyrë që hulumtimi të jetë sa më profesional.

Pos konfirmimit të lajmit, Land Rover nuk ka bërë të ditur se kur do të vihet në funksion, cila makinë do ta ketë këtë sistem, apo sa do të investohet për të. /Telegrafi/