LAJMI I FUNDIT:

Land Rover Defender shfaqet duke u testuar në pistë (Foto)

Land Rover Defender shfaqet duke u testuar në pistë (Foto)

Nuk pritej që të shihej ky Land Rover për të gjitha terrenet, të testohej në këto hapësira

E kemi parë disa herë modelin e ri Defender, teksa testohej në rrugë të ndryshme, por kjo është forma më e pa pritshme ku pritej të shihet, transmeton Telegrafi. Reporterët e kanë parë gjatë testimit në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, megjithëse nuk është e dedikuar për këtë model.


Në këtë formë, besohet se prodhuesi britanik, po e shtynë këtë makinë të fuqishme, në limitet e skajshme, pikërisht në pistën që ofron mundësitë më të mëdha. Meqenëse është makinë për të gjitha terrenet, nuk ishte të shihej në Green Hall, sepse është makinë e dedikuar për baltë dhe gurë.

Gjatë një njoftimi të lëshuar së fundmi, është thënë se Land Rover Defender do të jetë i aftë të kryejë obligimet e përditshme, shumë më lehtë se modeli aktual. Për fat të keq, shtresa e madhe e kamuflazhit vazhdon t’i mbulojë gjithçka, pos formës si kuti dhe mundësive që të jetë me dy ose katër dyer.

Vazhdon të mbetet sekret data e lansimit, por ka mundësi që ta shohim në Frankfurt Motor Show që zhvillohet gjatë muajit shtator. /Telegrafi/