LAJMI I FUNDIT:

Land Rover Defender prezantohet gjatë vitit që vjen, në shitje më 2020 (Foto)

Land Rover Defender prezantohet gjatë vitit që vjen, në shitje më 2020 (Foto)

Makina gjigante nga Land Rover, nuk do të prodhohet në Britani të Madhe

Prodhuesi britanik Land Rover, ka bërë të ditur se gjeneratën e re të modelit Defender, do ta prezantojë gjatë vitit që vjen, teksa do të del në shitje gjatë vitit 2020, transmeton Telegrafi.


Ky SUV gjigant 4×4, është parë deri më tani disa herë, teksa testohej në terrenet më të vështira, ndërsa thuhet se ende është në fazën e testimit.

Në dispozicion të dy madhësive të sistemit të rrotave, kjo makinë pritet të ketë çmim duke filluar prej 40 mijë funteve.

Derisa Land Rover ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare, sipas të gjitha gjasave, modeli më i ri Defender nuk do të prodhohet në Britani të Madhe. Sipas të gjitha gjasave, do të prodhohet në fabrikën e re të ndërtuar në Nitrat ë Sllovakisë. /Telegrafi/