LAJMI I FUNDIT:

Lancia Delta Safarista kushton 570,000 euro, do të prodhohen vetëm dhjetë kopje

Lancia Delta Safarista kushton 570,000 euro, do të prodhohen vetëm dhjetë kopje

Ata që janë “të dashuruar” me legjendën Lancia Delta Integrale, dhe kanë një xhep të thellë, tani kanë një mundësi fantastike falë një kompanie italiane.

Në vitin 2018, modeli Lancia Delta Futurista u prezantua si një interpretim modern i legjendës Delta Integrale të vitit 1989 dhe pas këtij projekti qëndron kompania Manifattura Automobili Torino. Tre vjet më parë, kompania italiane njoftoi se planifikon të prodhojë vetëm 20 kopje të Delta-s së ringjallur dhe ata që më pas humbën shansin e tyre tani kanë një mundësi të re sepse Delta Safarista ka ardhur.


Modeli i ri bazohet në të njëjtën bazë, por përfaqëson një qasje paksa të ndryshme ndaj formulës së provuar. Pjesa e jashtme është frymëzuar kryesisht nga Lancia Delta, e cila fitoi Safari Rally 1988, por veshja legjendare Martini është zëvendësuar nga një pamje më e thjeshtë që përfshin një trup me dy ngjyra.

Ashtu si në rastin e Futurista-s, puna në Safarista filloi në bazë të Lancia Delta Integrale. Dyert e pasme u hoqën, dhe hatchback-i me tre dyer i sapoformuar më pas mori një pamje të re falë ndërhyrjeve. Pjesa e përparme ka mbulesa speciale prej karboni, parakolpi i kuq i modifikuar dhe pasqyrat anësore të veçanta të kujtojnë origjinalen e kësaj veture.

Brendësia duket ashtu siç pritej, është e zhveshur dhe ka vetëm një monitor të vogël për shoferin në kroskot. Gjithashtu brenda është një kafaz mbrojtës, si dhe rripa të kuq. Shoferi vendoset në ndenjëse të thella. Ka një frenë dore hidraulike që e lejon atë të kalojë anash nëpër qoshe kur garon.

Nuk ka asnjë informacion në lidhje me makinën deri më tani, por i njëjti motor, por i përmirësuar nga Futurista, i cili zhvillon 330 kuaj fuqi, duhet të fshihet nën kapak, ndoshta i shoqëruar me një kuti ingranazhesh sekuenciale të përforcuar, një diferencial të ri dhe një bosht kryesor.

Manifattura Automobili Torino planifikon të prodhojë vetëm 10 kopje të Safarista-s dhe secila prej tyre do të kushtojë 570,000 euro. /Telegrafi/