Lana Del Rey ndaloi performancën e saj dhe puthi bashkëshortin e saj Jeremy Dufrene para mijëra fansave , pastaj, dukshëm e prekur, u kthye në skenë dhe vazhdoi koncertin me lot në sy.

Gjatë performancës së saj të këngës “Hussband of Mine”, këngëtarja 40-vjeçare ndaloi së kënduari, eci deri në skaj të skenës dhe kaloi nëpër krahë drejt bashkëshortit të saj, Jeremy, 50 vjeç, i cili po e ndiqte nga pas.


Ata u përqafuan dhe u puthën, dhe publiku e ndoqi me entuziazëm skenën e rrallë, duke qenë se çifti e mban lidhjen e tyre larg syrit të publikut.

https://youtube.com/shorts/9MypUETLbxU?si=ASMXPp9hG8HpEUuA

Çifti u martua në shtator të vitit të kaluar, vetëm një muaj pasi u zbulua se ishin në një lidhje.

Fotot e publikuara nga Daily Mail treguan këngëtaren duke ecur drejt altarit me një buqetë në dorë.

Ajo mbante veshur një fustan nusërie të gjatë dhe flokët e saj të lidhura me një bisht kaçurrela dhe të zbukuruara me një fjongo. Dufrene mbante veshur një kostum të zi.