LAJMI I FUNDIT:

Lamtumirë bark i fryrë! Siguroni bark të rrafshët përmes këtyre pesë këshillave

Lamtumirë bark i fryrë! Siguroni bark të rrafshët përmes këtyre pesë këshillave

Të gjithë e dimë se barku i fryrë i bën njerëzit të mos ndjehen komod dhe nuk ndahen të kënaqur me këtë dukuri.

Por, çfarë duhet të bëjmë për të hequr qafe këto ekstra kile, apo fryrje në bark, gishtërinj, nyej etj?


Zvogëloni konsumimin e kripës

Kripa është shumë e mirë dhe komponent i domosdoshëm për jetesë të shëndoshë. Sidoqoftë, nëse jeni duke ngrënë kripë për së tepërmi, ju do të shkaktoni një mosbalancim të kripës dhe ujit në trup, dhe kjo nuk është gjë të cilën e dëshironi, transmeton Telegrafi.

Nëse veç jeni duke ngrënë ushqime të shpejta, ëmbëlsira të ndryshme etj., atëherë mundësitë janë të mëdha që jeni duke e tepruar me sodium.

Konsumoni ujë

Konsumimi i ujit i liron fluidet qelizore dhe kjo do të thotë bark më të rrafshët! Trupi ka nevojë për ujë që ta kryej çdo proces të mundshëm të trupit dhe preferohet të pini aq më shumë ujë që mundeni.

Mos përtypni çamçakëz

Përtypja e çamçakëzit bën që të gëlltitni ajër dhe gjejeni tani se çfarë? Po pra, ju fitoni një bark të fryrë të mbushur me ajër si ballon.

Dhe, më e keqja, nëse veç çamçakëzi përmban sheqer atëherë në asnjë mënyrë nuk jeni duke përfituar nga kjo.

Shmangni sheqerin artificial

Produktet e ëmbëlsuar artificialisht si çamçakëzët, pijet freskuese, ëmbëlsirat e ndryshme etj., krijojnë gaz të tepërt etj., e krejt këto shkaktojnë që ose t’ju fryhet barku, ose të fitoni peshë të tepërt.

Bëni ushtrime fizike

Vrapimi dhe ushtrimet fizike, qoftë me peshë të trupit apo me pesha, bëjnë që të fitoni forcë fizike dhe të humbni kilet e tepërta.

Veç kësaj, ushtrimet fizike parandalojnë shumë sëmundje dhe ju bëjnë më të shëndetshëm. /Telegrafi/