Frank Lampard dëshiron të mbajë Willianin  edhe për një sezon në Stamford Bridge.

Trajneri i anglez po tenton që të bind brazilianin të rrijë vetëm edhe për një edicion te The Blues dhe më pas të largohet.


Lampard planifikon q lojtarët e rinj anësor të mësojnë nga përvoja e Willianit, andaj nuk nxitohet që të largojë atë.

GettyImages 1210290021 Willian. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Liga Premier është aktualisht e suspenduar shkaku i coronavirusit, dhe anësori i skadon kontrata më 30 qershor.

Willian ka bërë të ditur se ai dëshiron një kontratë së paku dyvjeçare, mirëpo një gjë të tillë e ka refuzuar klubi.

Chelsea e ka një politikë që lojtarëve mbi moshën 30-vjeçare mos t'u vazhdohet kontrata dhe dëshirojnë të qëndrojnë me rregullat e tyre.

Andaj, braziliani mund të pranojë që të vazhdojë për një vit në Stamford Bridge, derisa kërkohet me ngulm nga Barcelona dhe Tottenham Hotspuri. /Telegrafi/

telegrafi sport app