LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini Urus Performante do të integrohet në flotën e policisë italiane

Lamborghini Urus Performante do të integrohet në flotën e policisë italiane

Një nga forcat policore kombëtare të Italisë do të integrojë në flotën e tyre një makinë speciale, bëhet fjalë për modelin Lamborghini Urus Performante.

Automjeti luksoz i integruar në policinë italiane do të fillojë operimin nga viti i ardhshëm dhe do të përdoret për shërbime speciale dhe për çështje mjekësore, transmeton Telegrafi.


Lamborghini Urus Performante do të kombinohet me ngjyrën tradicionale blu dhe të bardhë të përdorur nga policia italiane me shirita trengjyrësh si dhe me logon e policisë.

Automjeti luksoz është i pajisur me një motor të dyfishtë turbo 4.0 litër V8, që prodhon 657 kuaj fuqi. Motori do të mundësojë që crossoveri me version me të gjitha rrotat (all-wheel drive) të arrijë shpejtësinë nga pika 0 në 99 kilometër në orë për 3.3 sekonda. Shpejtësia maksimale që mund të arrijë makina është 306 kilometër në orë.

Kryesisht në Dubai jemi mësuar të shohim makina luksoze të integruara në flotën e policisë. /Telegrafi/