LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini nga edicioni i limituar, lyhet që të duket si Pokemon (Foto)

Lamborghini nga edicioni i limituar, lyhet që të duket si Pokemon (Foto)

‘Pokemon Go’ është një mani që ka bërë për vete shumë njerëz në mbarë botën, përfshirë edhe pronarin e kësaj veture të rrallë.

Në një qytet të Japonisë, është fotografuar kjo veturë sportive që është inspiruar nga loja e famshme elektronike, transmeton Telegrafi.


Lamborghini nga edicioni i limituar lyhet qe te duket si Pokemon foto 2

Ky Lamborghini i verdhë, që nuk është një Aventador i rëndomtë, është mbështjellë dhe lyer që të duket si Pokemon.

Lamborghini nga edicioni i limituar lyhet qe te duket si Pokemon foto 3

Nuk bëhet i ditur se kush është pronari i super-veturës që është pjesë e një sasie të limituar, që është punuar nën emrin Aventador 50 Anniversario. Gjatë edicionit të limituar janë prodhuar vetëm 200 njësi, gjysma prej tyre kupe.

Lamborghini nga edicioni i limituar lyhet qe te duket si Pokemon foto 4

“Me anë të kësaj veture, ka dashur t’i zë tërë pokemonët e mundshëm”, është një koment me këtë lyerje të pazakontë të veturës së rrallë. /Telegrafi/