Lakimi i organit gjenital mashkullor është një sëmundje gjithnjë e më e shpeshtë: Mos i injoroni simptomat

Pengon marrëdhëniet intime dhe zvogëlon gjatësinë, këto janë simptomat!
Sëmundja Peyronie apo lakimi i organit gjenital te meshkujt është gjithnjë e më i shpeshtë, mos i injoroni simptomat.
Sëmundja Peyronie karakterizohet me shfaqjen e nyjës apo gungës në një pjesë të organit gjenital. Më së shpeshti gjenden pranë rrënjës, gjë që shfaqet lakimi gjatë ereksionit.
Mjekët theksojnë që kjo sëmundje është gjithnjë e më e shpeshtë te meshkujt, të cilët lakimin e organit gjenital nuk e marrin seriozisht, transmeton Telegrafi.
Sëmundja Peyronie mund ta bëjë pothuajse të pamundur seksin, pra në rastet ekstreme është i nevojshëm operacioni.
Kjo dukuri bën që organi gjenital mashkullor të lakohet në mënyra jonormale dhe sa më shumë kohë kalon dhe nuk shërohet, mund të bëhet edhe më keq.
Edhe pse ende nuk është konstatuar se çfarë saktësisht e shkakton sëmundjen Peyronie, besohet që shkaktohet me lëndimet e përsëritura të organit gjenital, më së shpeshti gjatë marrëdhënies intime.
Mirëpo, kjo nuk është gjithmonë kështu. Janë në vazhdim e sipër hulumtimet të cilat do të përcaktojnë nëse ka të bëjë edhe me gjendjet tjera, siç janë çrregullimet e indit lidhor. Sipas të dhënave, 4 nga 100 meshkuj të moshës 40 deri në 70 vjeç vuajnë nga sëmundja Peyronie, e cila mund të shfaqet në çdo moshë.
Simptomat
Lakime të lehta mund të jenë normale dhe nuk shkaktojnë shqetësim, por burrat duhet të jenë ende në vëzhgim për çdo ndryshim të rëndësishëm në formë dhe madhësi, pasi simptomat mund të shfaqen gradualisht.
Këto janë simptomat kryesore:
▪ prania e indeve të forta
▪ përkulje (deformim)
▪ shkurtim i gjatësisë së organit gjenital
▪ ereksione të dhimbshme
▪ marrëdhënie intime e vështirë ose krejtësisht e pamundur
▪ disfunksioni erektil
Mjekimi
Trajtimi ka shumë të ngjarë të përfshijë marrjen e medikamenteve për 12 muajt e parë për të parë nëse ka ndonjë përmirësim përpara se të kaloni në injeksione. Kjo gjendje zakonisht stabilizohet pas tre deri në 12 muaj, ndërsa dhimbja e përjetuar gjatë ereksionit zakonisht largohet pas një ose dy vjetësh. Në raste ekstreme, trajtimi i vetëm për sëmundjen Peyronie mund të jetë operacioni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk