Lakër me gjethe dhe mish viçi

Për 4 persona nevojiten:▪ 500 g lakër me gjethe (Brassica oleracea acephala) ▪ 200 g kërpudha ▪ 5 dl supë viçi ▪ 500 g mish viçi të zier (nga supa) ▪ 3 lugë majdanoz të grirë ▪ 4 lugë vaj ulliri ▪ 3 qepë ▪ 2 thelpinj hudhre ▪ kripë dhe piperPërgatitja:
Në tenxhere ngrohni vajin në temperaturë mesatare dhe shkurt fërgoni qepën dhe thelpinjtë e hudhrës.
Shtoni lakrën dhe kërpudhat e grira, fërgoni edhe 2-3 minuta, pastaj hidhjani supën.
Copëtoni mishin e zier të viçit dhe hidheni në tenxhere. Lëreni të vlojë edhe 15-20 minuta në temperaturë mesatare.
Përzieni majdanozin dhe hidhni kripë dhe piper dhe lëreni në pllakë të ngrohtë.
Shërbejeni derisa është e ngrohtë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































