LAJMI I FUNDIT:

Lajmet e rreme, ndër sfidat më të mëdha globale

Lajmet e rreme, ndër sfidat më të mëdha globale

Lajmet e rrejshme, të njohura si “fake news” tashmë paraqesin një nga sfidat më të mëdha globale. Raporti “Liria në Internet 2017” i Freedom House tregon se përkeqësimi i lirisë në internet minon demokracinë. Të paktën në 17 nga 65 shtetet e vlerësuara, përfshirë edhe SHBA-të lajmet e rrejshme kanë pasur rol të rëndësishëm në fushatat parazgjedhore, duke penguar qytetarët të zgjedhin liderët e tyre në bazë të lajmeve të vërteta dhe debatit autentik. Në raport përmenden të rinjtë nga Velesi, të cilët kishin publikuar lajme të rrejshme gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA.

“Ashtu siç organizatat e mediave si BuzzFeed që përshtatin titujt e artikujve origjinal me NewsFeed të Facebook, adoleshentët maqedonas kanë publikuar artikuj të rrejshëm në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2016 në SHBA, duke përfituar shuma marramendëse nga Google Ads. Këto përmbajtje të paligjshme të lajmeve u shfaqën në platformat e mediave sociale krahas artikujve të ligjshëm, pa ndonjë dallim të dukshëm mes të dyjave”, thonë nga Freedom House.


Maqedonia nuk ishte në grupin e shteteve të vlerësuara. Por as tek ne situata nuk është më e mirë.

“Kishim periudhë në Maqedoni kur propaganda dhe lajmet e rrejshme na ishin përditshmëri, sepse garnitura qeveritare, koalicioni që ishte në pushtet para së gjithash OBRM-PDUKM-ja ishte lider në prodhimin dhe shpërndarjen e spineve gjysmë të vërteta, të vërteta ose manipulime, propagandë dhe shkurt lajme të rrejshme. Tani në këtë fazë, kur kemi ndërrim të Qeverisë nuk mund ta shohim se edhe kjo garniturë qeveritare e bën këtë. Gjithsesi ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm”, deklaroi Zhaneta Trajkovska, Instituti Maqedonas i Mediave.

Marina Tuneva nga Këshilli i Etikës në Media thotë se përmirësimin e situatës e sheh në vetë-rregullimin e mediave online dhe sanksionimin e të njëjtave kur shpërndajnë lajme të rrejshme.

“Njëra punë është funksionimi i vetë-rregullimit dhe pranimi i përgjegjësisë nga ana e mediave se duhet patjetër të veprojnë në pajtim me parimet dhe standardet e gazetarisë etike. Puna tjetër është që duke pasur parasysh dëmin që mund ta shkaktojnë ata media, si për shembull përhapjen e gjuhës së urrejtjes, diskriminimin në baza të ndryshme… këto janë vepra të dënueshme, ku duhet të veprojë ligji. Me një koordinim të përbashkët të institucioneve, vetë-rregullimin, trupat që kanë kompetenca rreth këtij problemi duhet të fokusohemi drejt zgjidhjes”, tha Marina Tuneva, Këshilli për Etikë në Media.

Për të luftuar lajmet e rrejshme, Bashkimi Evropian ka inicuar një përpjekje për ta definuar problemin dhe për të dizajnuar strategji me të cilën do ta luftojnë këtë dukuri, për çka dhe kërkon ndihmë nga qytetarët dhe ekspertët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori