Lajmet tragjike nxisin lirimin e sasive më të mëdha të hormonit të stresit te femrat, sepse ato janë më empatike dhe analizojnë rrezikun i cili mund të kërcënojë edhe familjen e tyre
Faqet e kronikave të zeza, fatet e trishtuara njerëzore dhe historitë për ndërprerjet e dashurive të mëdha ndikojnë më shumë te pjesëtarët e gjinisë më të butë, ka treguar hulumtimi i Universiteti kanadez Montreal.
Përveçqë në mënyrë më emotive reagojnë në lajmet e tilla, femrat janë më të mira edhe në të mbajturit në mend të detajeve të lajmeve të këqija, si numri i viktimave, rrethanat e fatkeqësisë dhe informata të ngjashme, shkruan Daily Mail.
Shkencëtarët gjatë studimit të vullnetarëve u kanë dhënë disa lajme të gazetave për t’i lexuar, ndërsa gjatë eksperimentit kanë matur nivelin e të ashtuquajturit hormon të stresit, kortizolit në mostrat e pështymës së tyre.
Femrat kanë pasur dukshëm vlerë më të madhe të këtij hormoni gjatë leximit të lajmeve të këqija sesa meshkujt, kanë shpjeguar hulumtuesit.
Ndikimin më të madh të lajmeve të këqija te femrat e shpjegojnë me zhvillimin evolucionar për shkak të të cilit janë mësuar të studiojnë dhe analizojnë rreziqet të cilat mund të kërcënojnë edhe familjet e tyre, si edhe fakti që femrat janë shumë më empatike se meshkujt.
“Sistemi nervor i femrave prodhon dhe rregullon stresin ashtu që të sigurojë mbijetesën e vet, si dhe mbijetesën e pasardhësve. Lajmet e këqija kështu shërbejnë si përgatitje për reaksionin e tyre në situata të ngjashme”, – ka qartësuar udhëheqësja e studimit, Marie-France Marin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Si ta kuptosh brenda 5 minutave që një djalë është maskilist
Planifikimi i shtatzënisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën