LAJMI I FUNDIT:

Lajmërimi i pensionistëve, ekipet mobile fillojnë me realizimin e vizitave në shtëpi

Lajmërimi i pensionistëve, ekipet mobile fillojnë me realizimin e vizitave në shtëpi

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka filluar me procesin e pilotimit për çështjen e  lajmërimeve në shtëpi të pensionistëve në moshën 85 dhe mbi, për rajonin e Prishtinës.

Në njoftim thuhet se që nga fillimi i procesit kemi pranuar emaila me të dhënat e pensionistëve.


Lajmërimi i të moshuarve për pensione, MF-ja nis projektin për verifikim nëpër shtëpi për rajonin e Prishtinës
Lexo po ashtu Lajmërimi i të moshuarve për pensione, MF-ja nis projektin për verifikim nëpër shtëpi për rajonin e Prishtinës

“Ekipet mobile kanë filluar me realizimin e vizitave, ku të gjithë pensionistët që kanë plotësuar kriteret janë lajmëruar dhe të dhënat janë përditësuar në sistemin e integruar të Pensioneve.

Ftojmë pensionistët tjerë nga rajoni i Prishtinës që plotësojnë kriteret e paraqitura në njoftim, të dërgojnë kërkesat për lajmërim në shtëpi përmes emailit pensionet.pr@rks-gov.net. Nëse keni ndonjë paqartësi, ekipi jonë do t’u udhëzoj përmes emailit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/