LAJMI I FUNDIT:

Lajme të mira për prindërit: Të pasurit fëmijë do të thotë se do të jetoni më gjatë

Lajme të mira për prindërit: Të pasurit fëmijë do të thotë se do të jetoni më gjatë

Lajme të mira prindër! Sado që mund të ndjeheni ndonjëherë se fëmijët tuaj po jua ‘shkurtojnë’ jetën ndonjëherë nga nervoza, faktikisht është krejtësisht e kundërta

Sipas hulumtimeve të reja të publikuara në “Journal of Epidemiology & Community Health”, të pasurit fëmijë është ndërlidhur me një jetë më të gjatë.


Ky hulumtim është kryer nga hulumtues suedezë, të cilët, pas eksperimenteve të shumta, kishin zbuluar se meshkujt dhe femrat të cilët janë prindër, kanë përqindje më të vogël të rrezikut për vdekje të parakohshme sesa beqarët.

Nga mosha 60 vjeçare, nënat priten të jetojnë 1.5 vite më gjatë sesa femrat të cilat nuk kanë fëmijë, përderisa baballarët besohet të jetojnë 2 vite më gjatë sesa meshkujt tjerë, transmeton Telegrafi.

Por, përse ndodh kjo?

Hulumtuesit besojnë se kjo mund të ketë të bëjë me ndihmesën që ofrojnë fëmijët si dhe me kujdesin që e tregojnë ndaj prindërve kur plaken.

Sidoqoftë, edhe ky studim i ka limitet e veta: Hulumtimi ka qenë kryesisht vëzhgimor, prandaj autorët e këtij studimi nuk mund të dëshmojnë më shumë se një ndërlidhje mes të pasurit fëmijë dhe një jete më gjatë.

Autorët e studimit kanë cekur se këto zbulime janë të njëjta me studimet e mëhershme të cilat kishin zbuluar se fëmijët mund të kenë ndikim në rrezikun e vdekshmërisë te nënat dhe baballarët. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Moda
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj

Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj

Dua bebe
Kjo është arsyeja e vetme pse ju dalin puçrra në ballë

Kjo është arsyeja e vetme pse ju dalin puçrra në ballë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori