Mason Mount nuk do të qëndrojë edhe për shumë gjatë jashtë fushës ashtu siç u parashikua në fillim.

Mesfushori i talentuar pësoi lëndim në humbjen e Chelseat 1-0 në shtëpi nga Valencia në kuadër të Ligës së Kampionëve.


Anglezi u detyruar ta lëshojë fushën shkaku i lëndimit të pësuar në kyçin e këmbës, e që fillimisht u raportuar se mund t’i ketë lënduar ligamentet.

mount 2

Francis Coquelin bëri ndërhyrjen horror në anëtarin e The Blues, mirëpo pas ekzaminimit të bërë sot rezultoi se ai nuk do të jetë edhe për shumë gjatë jashtë fushës.

Mount e ka filluar mbarë sezoni te Chelseat, duke shënuar dhe asistuar në gola, së bashku më Tammy Abraham.

Frank Lampard do të shpresojë që anglezi të rikthehet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe ta ndihmojë skuadrën. /Telegrafi/

telegrafi sport app