LAJMI I FUNDIT:

Lajm i keq, ndërpriten aplikimet për Lotarinë Amerikane?

Lajm i keq, ndërpriten aplikimet për Lotarinë Amerikane?

Bllokohet aplikimi për Lotarinë Amerikane. Serveri ka lënë në baltë gjithë të interesuarit që janë dyndur në faqen www.dvlottery.state.gov, për të aplikuar për një mundësi drejt tokës së premtuar.

Nëse klikon në këtë faqe ajo del jashtë shërbimit dhe në kushte të tilla, të interesuarit nuk mund të aplikojnë deri sa faqja të rivihet në funksionim.


Mësohet se po punohet për vënien e saj në funksionim, ndërkohë që të interesuarit duhet të tentojnë e ta shohin vazhdimisht.

Sipas njoftimit të bërë që në nisje të aplikimeve, ju keni kohë deri më datën 7 nëntor 2017 për të bërë aplikimin tuaj, shkruan Telegrafi.

Aplikimet kanë nisur nga data 3 tetor 2017, dhe prej asaj dite çdo shqiptar ka pasur mundësinë për të aplikuar për Lotarinë Amerikane.

E rëndësishme është që secili ta plotësojë saktë aplikimin dhe nëse nuk ka njohuri në gjuhën angleze mund të asistohet nga dikush tjetër që mund të jetë një zyrë e specializuar.

Nëse aplikoni për herë të parë, kujdesuni që fotografinë ta realizoni në një “Foto-Studio”. Fotoja duhet të jetë e re dhe jo e përdorur më parë për aplikim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori