LAJMI I FUNDIT:

Lajçak tregon se çfarë diskutoi në takim me Kurtin

Lajçak tregon se çfarë diskutoi në takim me Kurtin

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak ka folur rreth takimit të tij me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sonte në Prishtinë.

“Sonte patëm një takim të mirë dhe konstruktiv me Albin Kurtin. Ne diskutuam thellësisht për dialogun, gjithashtu me synimin për hapat e ardhshëm”, shkruan Lajçak në Twitter, transmeton Telegrafi.


Ndryshe, pas takimit me Kurtin, diplomati sllovak nuk u prononcua për media.

Ndërsa, pas takimit me Lajçakun, Kurti ka deklaruar se dialogu me Serbinë nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë.

“Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19, dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë. /Telegrafi/