LAJMI I FUNDIT:

Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Diskutuam për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte heqjen e barrikadave

Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Diskutuam për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte heqjen e barrikadave

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar sot për vizitë në Serbi, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit me Vuçiqin, Lajçak ka thënë se kanë diskutuar për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet në veri të Kosovës dhe do të mundësonte largimin e barrikadave.

“Vazhdova misionin tim sot në Beograd, ku u takova me presidentin Alkesandar Vuçiq. Ne patëm një diskutim të hapur dhe të ndershëm për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte largimin e barrikadave. Ai e kupton seriozitetin e situatës”, ka shkruar Lajçak.


Kujtojmë se Lajçak dje ishte për vizitë në Prishtinë, ku u takua me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit me Kurtin, i dërguari i BE-së për dialogun tha se preferon rrugën diplomatike për heqjen e barrikadave në veri, dhe jo përmes buldozerëve.

“Unë nuk mendoj se kemi llogari që të presim për të ndodhur diçka e keqe. Tensionet nuk i ndihmojnë askujt, dhe nuk mendoj që ndonjë njeri normal është i lumtur me këtë situatë në veri”, deklaroi Lajçak në Prishtinë.

Gjashtë barrikadat e ngritura më 10 dhjetor, që bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë aty. Më 12 dhjetor Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe bënë thirrje për çmontimin e menjëhershëm të tyre.

Të dielën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat nga veriu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori