LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Marrëveshja e Uashingtonit nuk përfaqëson asgjë, vetëm dialogu evropian ka legjitimitet ndërkombëtar

Lajçak: Marrëveshja e Uashingtonit nuk përfaqëson asgjë, vetëm dialogu evropian ka legjitimitet ndërkombëtar
Pamje nga takimi mes Donald Trump me Avdullah Hotin dhe Aleksandar Vuciq | Foto: Anna Moneymaker-Pool/Getty Images/Guliver

Udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës do të takohen menjëherë për të rifilluar dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që do të normalizojë marrëdhëniet dhe do t’i vendosë të dy kombet në një rrugë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha për Euronews i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak. Ai ishte gjithashtu pozitiv në lidhje me ndryshimin e qeverisë në SHBA pas fitores së presidentit aktual amerikan, Joe Biden në nëntor, duke thënë se negociatorët e BE-së tani kishin “marrëdhënie më të afërt të punës me Shtetet e Bashkuara”.

Presidenti Donald Trump dhe i dërguari i tij në Ballkan, Richard Grenell, ndërmjetësuan një marrëveshje në vitin 2020 që me Vuçiqin dhe kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hotin të nënshkruanin një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, duke i zënë në befasi negociatorët evropian.


I pyetur në lidhje me marrëveshjen, Lajçak tha se “Ata nuk përfaqësojnë një marrëveshje. […]. Është vetëm dialogu i lehtësuar nga BE-ja që ka legjitimitet ndërkombëtar”, tha ai.

Lajçak, një ish-ministër i jashtëm sllovak, tha se është caktuar një datë për një takim midis kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq. Ai shtoi se do të njoftohet së shpejti nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Lajçak theksoi pas një vizite në Prishtinë dhe përpara një vizite në Beograd se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ishte rruga e vetme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian për të dy kombet. Bisedimet filluan një dekadë më parë, por kanë ngecur në vitet e fundit.

“Nuk ka asnjë rrugë tjetër rreth dialogut si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën”, tha Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë. “Rruga e tyre evropiane kalon përmes dialogut. Kjo është ajo që ka rëndësi. Kurti e di atë, gjithashtu edhe Vuçiq”, shtoi ai.

Kurti, i cili u zgjodh kryeministër pas një fitore të madhe në muajin shkurt, ka thënë vazhdimisht se dëshironte një falje nga Serbia për veprimet e saj gjatë konfliktit 1998-99, e cila çoi në zhvendosjen e deri në një milion kosovarëve dhe të paktën 20 mijë të vdekurve, transmeton Telegrafi.

Por i pyetur për veprimet dhe komentet e fundit të Kurtit, Lajçak nënkuptonte se ajo që udhëheqësi kosovar thotë pas dyerve të mbyllura ishte më e rëndësishme.

“Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është ajo që është thënë në takim, ajo që të dy palët ulen së bashku dhe diskutojnë. Padyshim, ata bëjnë shumë deklarata publike […] por ajo që ka vërtet rëndësi është ajo që thuhet në takime”, tha ai.

Në lidhje me çështjen e gjenocidit, Lajçak tha se “Shikoni, kjo ende nuk është bërë zyrtare. Padyshim, ka pasur deklarata për publikun, për mediat, por ajo që ka rëndësi është qëndrimi zyrtar që do të paraqitet në takim”.

“Ne vazhdimisht u përsërisim partnerëve tanë se është gjithashtu përgjegjësia e tyre të krijojnë një atmosferë që është e favorshme për një proces pozitiv të dialogut dhe të përmbahen nga veprimet ose deklaratat e njëanshme që kanë tendencë të përkeqësojnë armiqësinë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori