LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Mesazhi më i rëndësishëm i Marrëveshjes së Prespës është se çdo problem ka zgjidhje nëse ka vullnet politik

Lajçak: Mesazhi më i rëndësishëm i Marrëveshjes së Prespës është se çdo problem ka zgjidhje nëse ka vullnet politik

“Për mua mesazhi më i rëndësishëm i Marrëveshjes së Prespës është se çdo problem është i zgjidhshëm nëse ka vullnet dhe guxim politik”, tha Miroslav Lajçak, i dërguari special për dialogun Prishtinë-Beograd, në një intervistë për “TV21″.

Ai shton se ky problem ekziston për shumë vite “disa menduan se nuk do të zgjidhej kurrë, por megjithatë me vullnetin e duhur politik, guximin dhe lidershipin u zgjidh”.

Do të citoj Nelson Mandelën: “Gjithmonë duket e pamundur derisa të bëhet. Prandaj e konsideroj veten menaxher krizash, si zgjidhës problemesh. Nëse keni një problem, le të gjejmë një zgjidhje. E përsëris, nuk ka probleme të pazgjidhshme. Tani ne mund të jemi të frustruar, veçanërisht ju këtu në Maqedoninë e Veriut, por le të kujtojmë faktet. Ju dëshironi të jeni pjesë e BE-së, dhe BE-ja dëshiron të njëjtën gjë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ju nuk keni pse të bindni dhe të shpjegoni. Do të jetë”, tha Lajçak.

Ai tha se Bashkimi Evropian ka një prani të fortë në Maqedoni, që është shenjë e përkushtimit politik.

“Po. Siç thatë ju, unë kam punuar me Ballkanin Perëndimor për më shumë se 20 vjet. Unë jam dëshmitar i zhgënjimit në rritje në rajon. Por edhe në Bashkimin Evropian. BE-ja i ka bërë një premtim të qartë Ballkanit Perëndimor. Asnjë rajon tjetër nuk ka marrë një premtim për anëtarësim të plotë. Por problemi është se ai premtim është bërë 19 vite më parë, në vitin 2003 në Selanik. Që atëherë, vetëm Kroacia është anëtarësuar në BE dhe vetëm 2 nga 6 vende janë në negociata zyrtare. Procesi është shumë më i ngadalshëm nga sa pritej. Kjo është arsyeja pse zhgënjimi po rritet në rajon. “Nga ana tjetër, më duhet t’ju them se 2-3 vjet më parë kishte një ndjenjë vetëkënaqësie në BE,” tha Lajçak.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori