Përfaqësuesi Special i BE në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se Serbia dhe Kosova kanë ambicie evropiane, “kurse Bashkimi Evropian ishte shumë i qartë se normalizimi i marrëdhënieve është një parakusht dhe kjo është ajo që vendet anëtare presin, nuk ka asnjë rrugë tjetër”. Ai tha se marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar nën administratën e Trump nuk dëmtoi procesin e dialogut, Lajcak, por as nuk e ndihmoi shumë.
Lajçak , i cli njoftoi se së shpejti planifikon të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, në emisionin “Screening” të portalit European Western Balkans, tha se pret që dialogu të vazhdojë sapo të formohet Qeveria e Kosovës.
“Ne jemi të gatshëm të bëjmë punën tonë, por shpejtësia e arritjes së një marrëveshjeje është në duart e palëve. Ne nuk diktojmë shpejtësinë, nëse ata janë të gatshëm të takohen në Bruksel çdo javë, ne jemi të gatshëm t’i takojmë ata çdo javë Nëse ata janë gati të takohen një herë në tre muaj, atëherë ne nuk mund t’i detyrojmë ata”, theksoi Lajçak, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se ishte gjithmonë ishte kundër afateve artificiale, sepse ato nuk funksionojnë.
“Kam thënë se i di detajet e procesit dhe thashë që është e mundur ta përfundojmë atë brenda një muaji. Ne jemi këtu dhe jemi këtu për palët sa herë që të jenë gati, por u takon të dy palëve të vendosin për shpejtësinë”, potencoi Lajçak.
Sipas tij, është në interes të Beogradit dhe Prishtinës që të vazhdojnë dialogun dhe BE është e gatshme të ndihmojë dhe lehtësojë procesin.
“Ne jemi këtu për të dhënë zgjidhje dhe kam në plan të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin së shpejti. Unë do të takohem me Presidentin Vuçiq, Kryeministrin e ardhshëm Kurti dhe partnerë të tjerë për të diskutuar vazhdimin e procesit tonë. Partnerët e mi janë politikanë seriozë dhe ata e dinë se çfarë njerëzit e tyre prisni prej tyre – t’i afrojnë ata me të ardhmen evropiane dhe ata gjithashtu e dinë se çfarë pret BE prej tyre”, tha Lajçak.
Kur u pyet se çfarë do të thotë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, Lajçak tha se u takon të dy palëve të vendosin dhe BE të ndërmjetësojë në proces, duke mos e diktuar atë.
“Sigurisht, duhet të ketë një vullnet nga të dy palët për të arritur atë marrëveshje. Nëse nuk ka vullnet, atëherë nuk ka marrëveshje. Por nëse nuk ka marrëveshje, atëherë nuk ka të ardhme evropiane”, tha Lajçak, duke shtuar se minimumi që Brukseli pret nga të dy palët është që ata të mos importojnë çështje të hapura në familjen Evropiane.
“Kjo do të thotë që ju duhet të zgjidhni çështjet tuaja dypalëshe ose çështjet tuaja rajonale para se të bëheni anëtare. Kjo është arsyeja pse ne po flasim për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Lajçak, transmeton Telegrafi.
Ai tha se BE është në kontakt me administratën amerikane dhe se ata e mbështesin plotësisht.
“Ata e kuptojnë plotësisht këtë proces, ata qëndrojnë prapa udhëheqjes së BE në këtë proces dhe ata janë të gatshëm të bëjnë pjesën e tyre”, tha Lajçak, duke shtuar se administrata e Biden ka sjellë përsëri njerëz që e njohin rajonin, të cilët kanë një ndjenjë të trashëgimisë dhe përgjegjësisë, dhe që besojnë në bashkëpunimin e ngushtë midis SHBA-ve dhe BE-së.
I pyetur nëse marrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar nën administratën e Trump dëmtoi procesin e dialogut, Lajcak tha se nuk dëmtoi, por as nuk e ndihmoi shumë.
“Ekziston vetëm një proces i relevant dhe ai është dialogu i ndërmjetësuar nga BE. Pse? Sepse është i lidhur me të ardhmen e Evropës. Asnjë palë e tretë nuk mund t’ju sjell më pranë BE-së. Vetëm BE-ja”, tha Lajçak, duke theksuar se “ka nuk ka sanim të shpejtë dhe nuk ka zgjidhje të lehta”, tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë