Në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Bashkimi Evropian duhet të shkojë “dorë për dore” me Shtetet e Bashkuara, tha përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA, ai deklaroi se kriza e shkaktuar nga coronavirusi tregoi se BE duhet të jetë “më e shpejtë dhe më e dukshme” në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është në rendin e ditës.
“Ne kemi parë një reagim shumë të fortë negativ për shkëmbimin e territoreve – në Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit, si dhe në vendet e BE. Kjo më çon në përfundimin se nuk është në rendin e ditës, as nuk duhet të jetë në rendin e ditës”, tha Lajçak.
Duke folur rreth deklarimeve të shefit të diplomacisë evropiane Josep Borell se nuk e përjashton një ndryshim të kufijve dhe se marrëveshja dhe përmbajtja e saj janë përgjegjësi e të dy vendeve dhe se BE nuk mund të përcaktojë asgjë, Lajçak tha se Borrell theksoi se BE po synon një “marrëveshje të harmonizuar ligjërisht”.
“Ne kemi nevojë për një marrëveshje që qetëson situatën,” tha përfaqësuesi special i BE-së.
Reagimet ndaj idesë së shkëmbimit të territoreve, sipas tij, treguan “shumë qartë” se do të sillte “krejt të kundërtën”.
Lajçak nuk ka dashur të komentojë pohimet për një marrëveshje të fshehtë për shkëmbimin e territoreve midis presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq, e cila mbështetet nga SHBA, siç pretendojnë disa.
“Unë nuk jam duke punuar në bazë të spekulimeve”, tha Lajçak, duke shtuar se ai nuk kishte parë një plan të tillë në asnjë rast.
Lajçak gjithashtu nuk pranoi të komentojë që Shtetet e Bashkuara, përmes të dërguarit të posaçëm Richard Grenell, u përfshinë gjithashtu në rënien e qeverisë së Albin Kurtit siç pretendoi vetë Kurti, transmeton KosovaPress.
E vetmja gjë që është e rëndësishme, vlerësoi Lajçak, është një qeveri e qëndrueshme që gëzon mbështetje të gjerë nga parlamenti dhe popullata.
“Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë partneri më i rëndësishëm ndërkombëtar i BE-së në Kosovë,” tha Lajçak.
Lajçak e sheh rolin e BE-së dhe rolin e tij personal në konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë kryesisht në rolin e ndërmjetësit. Ai nuk mendon se ardhja nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën është një pengesë. Ai madje e sheh atë si një “mundësi”, por shton se ai nuk përfaqëson Sllovakinë, por tërë BE-në.
Për të qëndruar i besueshëm si aktor, BE duhet të marrë një vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur, por Lajçak nuk ka dashur të përgjigjet se cilat vende nuk po e mbështesin një gjë të tillë.
Përfaqësuesi special i BE tha se çështja aktualisht po negociohet dhe se ai ishte “absolutisht optimist” se një marrëveshje do të arrihet së shpejti.
Kur u pyet se çfarë rezultati do të donte të shihte në fund të mandatit të tij, Lajçak tha se disa gjëra janë thënë më mirë se sa që janë arritur.
“Qëllimi është që të kemi një marrëveshje juridikisht detyruese midis dy palëve që sqaron të gjitha çështjet e hapura, se është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe nga të gjitha palët – politika dhe njerëzit në të dy vendet, rajoni, por edhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së të pranohet dhe të njihet. Nuk ka asnjë arsye për të vonuar procesin, por në fund të fundit, cilësia është më e rëndësishme sesa një marrëveshje e shpejtë “, tha Lajçak. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City