LAJMI I FUNDIT:

Lajçak dhe Peach takohen në Mynih – diskutime për Ballkanin dhe marrëdhëniet bilaterale

Lajçak dhe Peach takohen në Mynih – diskutime për Ballkanin dhe marrëdhëniet bilaterale

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Mynih ku po mbahet konferenca e sigurisë, ka takuar emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Lajçak në një postim në “X” ka shkruar se takimi ishte i dobishëm dhe se kanë informuar njëri-tjetrin mbi punën e tyre në rajonin e Ballkanit.


“Shumë e dobishme për të krahasuar shënimet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Lord Stuart Peach. Ne e përditësuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona dhe zhvillimet më të fundit në rajon”, ka shkruar Lajçak.

Kurti takoi Lordin Stuart Peach në Mynih, biseduan për situatën e sigurisë në rajon
Lexo po ashtu Kurti takoi Lordin Stuart Peach në Mynih, biseduan për situatën e sigurisë në rajon

Me Lord Stuart Peach dy ditë më parë ishte takuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas komunikatës nga zyra e Kryeministrit, thuhej se në këtë takim u fol për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon.

“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon, ishin dy prej pikave kryesore të takimit”, thuhej në komunikatë.

Tre muaj më parë, Lord Stuart Peach kishte qëndruar për vizitë në Kosovë. /Telegrafi/